“Gjithmonë me ty”, Vrenozi përmend Salianjin, ndizet pallati i sportit në Korçë!
Në takimin e kreut të PD, Sali Berisha, në Korçë, ku prezantoi kandidatët e PD-ASHM, mori fjalën edhe korçari më i famshëm demokrat Ilir Vrenozi, i cili ndezi pallatin e sportit në Korçë sapo përmendi Ervin Salianjin.
Në takimin e zhvilluar në Korçë, të organizuar nga Partia Demokratike pjesëmarrësit mbanin disa banderola me emrin e ish-deputetit të tyre. “Free Salianji”, “Gjithmonë me ty”, etj ishin thirrjet e pjesëmarrësve.
Momenti ku gjithë salla shpërtheu në ovacione ishte kur demokrati i famshëm Ilir Vrenozi i kujtoi Kryeministrit rezultatin e Salianjit me thuajse 10.000 vota personale dhe rezultatin përballë PS-së në Korçë.
Fraksion.com