“Gjithmonë me ty, Salianji, ‘pjesë’ e takimit në Korçë, falenderon Vrenozin: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë
Simpatizanti i njohur demokrat, Ilir Vrenozi, shprehu mbështetjen për ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë tubimit që u zhvillua këtë pasdite në Korçë.
Pas kësaj, reagoi Salianji, që ripublikoi fjalimin e Vrenozit në “Facebook”, duke e falenderuar. “Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, shkruan Salianji.
Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qndroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin.
Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral”, është postimi i demokratit.
Fraksion.com

