AktualitetPolitikëTë fundit

“Edi Ramën s’e zë gjumi”, Berisha: Makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita! Mos ti qajë hallin kalorësit se i varen këmbët

Kryetari i PD Sali Berisha po mban një konferencë për mediat. Ai ka komentuar deklaratën e dhënë sot nga kryeministri Edi Rama në lidhje me këshilltarin e fushatës së PD, Chris LaCivita

“E vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita. Atë gjumi nuk e zë. Me Chris dhe ekipin e tij jemi në lidhje non stop, këtu dhe online. Ndaj edhe i thuaj mos i qaj hallit kalorësit se i varen këmbët. Çfarë t’i thuash më tepër atij? “, tha Berisha.

Sali Berisha: Makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita, atë gjumi nuk e zë. Shkallmoi komplet pas shfaqjes së Chris krah Sali Berishës, jemi në lidhje nonstop me Chris dhe këtu edhe online. Thuaj mos ti qajë hallin kalorësit se i varen këmbët, çfarë ti thuash atij.

Deklarata e Ramës:
Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin. Magjistari i thonë. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!

 

Fraksion.com