“Edi Rama po rrokulliset”, Berisha: Jam pritur në mënyrë madhështore në mbarë Shqipërinë, ana tjetër ka vetëm rrogtarë
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se ai është në rënie të lirë politike. “Shqiptarët t’i besojnë vetëm zemrës së tyre,” u shpreh Berisha, duke shtuar se Rama është i gatshëm të shkelë çdo ligj për të marrë vota, por është tashmë pa shpresë përballë verdiktit të qytetarëve.
Berisha tha se është pritur në mënyrë madhështore në çdo cep të Shqipërisë ku ka shkuar, ndërsa kundërshtarët e tij politikë i cilësoi si “rrogtarë të marrë me detyrim nga Tirana dhe qarqe të tjera, si figurina pa shpirt.”