AktualitetBota+Të fundit

Bota mban zi për humbjen e “avokatit të të dobtëve”

Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën.

Pas lajmit për vdekjen e tij mëngjesin e së hënës së Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë.

Në mbarë botën u shprehën vlerësime për angazhimi e Papa Françeskut për njerëzimin.

Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve dhe të dobëtve.

Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën gjithnjë e më shumë njerëz për të vajtuar së bashku për Papën.

Kreu i Kishës Katolike doli vetë të dielën (20.04) për të dhënë urimin në meshën e Pashkëve.

Pelegrinët mbanin kryqe në kujtim të Françeskut dhe në mesditë në bazilikën e Shën Pjetrit ranë këmbanat.

Pas lajmit për vdekjen e Papës në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë për t'u lutur për të

Papa duke përshëndetur të dielën (20.04) besimtarët e mbledhur për meshën e Pashkëve

 

Fraksion.com