AktualitetPolitikëTë fundit

Arben Ahmetaj akuzoi Belinda Ballukun për abuzimet me fondet e tunelit të Llogarasë, SPAK sekuestron dokumentet e kompanisë supervizore

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar dokumentet e kompanisë supervizore të Tunelit të Llogarasë.

Ky veprim nga ana e SPAK vjen pas akuzave që ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj hodhi ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se bëhet fjalë për dokumentet e kompanisë  ‘Hill Interna-tional NV’, e cila ka supervizuar punimet e tunelit të Llogarasë. Urdhri për sekuestrimin e dokumenteve është firmosur nga prokurori Dritan Prenci.

Mësohet se ka nisur verifikimi ndaj kompanisë “Hill International NV” dhe kontratave të saj më Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Belinda Balluku.

Dokumentet, shërbimet e realizuara nga kompania dhe stafi i angazhuar për ofrimin e shërbimit, po kalohet në “sitë” nga SPAK ndërsa po analizohen edhe të dhënat mbi të ardhurat, kostot dhe fitimin. Një hetues i BKH është angazhuar për veprime hetimore.

Çfarë ka deklaruar Arben Ahmetaj:

Arben Ahmetaj ka deklaruar më parë në një intervistë televizive, se Belinda Balluku është plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit.

“Tuneli i Llogarasë është një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk … Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam agjenti 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij.

Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e keJu hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka”, ka denoncuar Arben Ahmetaj nga arratia një vit më parë.

 

Fraksion.com