Rama: Kreu i PD-së së Kavajës në barkun e bufit, e hëngri. As nishani nuk ju shihet!
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kamëz ka përmendur primaret e Partisë Demokratike
pAi u shpreh se të gjithë ata që u larguan nga listat e primareve janë “ngrënë nga bufi i kënetës”.
Rama tha se nuk është i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, teksa theksoi se nuk do t’i tregojë opozitës se si mund të rregullojnë partinë e tyre.
Shikoni se çfarë ndodhi me primaret e famshme. U tha hajdeni se është garë e hapur, këneta, u bë deti kos futuni. A thua se u tha nxirreni kokën, kush vërtet ka mbështetje, kush ka vota dhe simpati edhe të tërë atyre që dolën nga primaret ua prenë kokën. E dini kush i fitoi primaret në Tiranë, kryetari i PD-së së Kavajës, dini gjë ku është e keni parë në ndonjë listë.
E dini ku ndodhet, në barkun e bufit, e hëngri, po se mos vetëm atë. I hëngri të tërë dhe të tëra, as në lista nuk janë as nishani nuk ju shihet. Sigurisht që unë nuk jam i shqetësuar për të ardhmen e PD-së, nuk më intereson. Nuk jam këtu për t’i treguar se si mund të rregullohet ajo parti.
Vetëm duke e mbështetur ne mund të ndihmojmë në ngritjen e partisë së tyre. Në 11 maj do të marrin humbjen më të madhe që nga ’97. Do të dalin të shpartalluar, ashtu siç e meritojnë. Por ajo në fakt që meritojnë është që shpartallimi tu vijë edhe nga demokratët”,deklaroi Rama.
Fraksion.com