AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: 60% e grave dhe vajzave në Kamëz me PS, të mos mjaftohemi me kaq

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e Kamzës. Gjatë fjalës së tij Rama bëri një krahasim me situatën që ishte më parë në zonën e Kamzës ku në shumicën dërrmuese mbizotëronin burrat të cilët angazhoheshin politikisht.

Rama tha se tashmë situata është krejtësisht ndryshe dhe nëse do të shikosh ndryshimet në Kamëz mjafton të shohësh si ka ndryshuar administrata e bashkisë.

“Është realisht e pabesueshme po të kesh parasysh nga jemi nisur dhe të shikosh këtë lumë vajzash dhe grash që nuk i duket fundit. Pikërisht këtu në këtë bashki që ishte fortesa e burrave të zhytur në llum dhe ekzaktësisht në këtë vij ku sot është një bulevard mbushur me gra dhe vajza dhe deri dje ishte një kanal, ku baballarët mbanin në krahë fëmijët për t’i çuar në shkollë dhe Elisa përmendiqë bashkia e Kamzës sot ka 70% gra por kur këtu ishte kanali bashkia e Kamzë s’kishte 90% burra.

“Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza mjafton të shikosh si ka ndryshuar bashkia e Kamzës administrata e bashkisë, falë një burri që e ka kuptuar qysh në krye të herës dhe në fakt nuk e di nëse Rakipi e mban mend, por unë e mbaj mend shumë mirë që kur Rakipi e ka prekur forcën e grave këtu në Kamëz ka qenë fushata e tij e parë fare, shumë vite më parë kur ne tentuam t’i japim Kamzës një shans, një mundësi të re, por nuk mjaftoi dhe në atë kohë, për shumë nga vajzat e reja që janë këtu mund të duket e pabesueshme, ishte në vitin 2011, një dekadë e pak, dhe në disa qendra votimi ishte e pamundur të shkojë në komision sepse aty ligjin e bënin ca burra të dhunshëm dhe Rakipi më kujtohet kur kemi folur me tha është problem, janë disa pika ku nuk ka votim se janë disa njerëz të dhunshëm që të marrin me zor votën ose nuk të lënë të votosh. Ato pika që ishin më të vështira dolën pikat e vetme ku nuk pati asnjë problem dhe e dini pse se Rakipi çoi atje gra në Komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit, ku grave dhe vajzave u jepet besim për të bërë atë që dinë të bëjnë dhe kur e bëjnë e bëjnë me shumë seriozitet dhe korrektese”, tha Rama.

Kreu i PS-së shtoi se “sot ne jemi këtu në një qytet që mund t’i thuhet qytet sot pa pasur frikë se dukesh qesharak”

“Si mund t’i thoshte Kamzës qytet atëherë kur siç e tha këtu kandidatja juaj i vinte turp njerëzve të thonin se jam nga Bathorja, ndërkohë që të tjerët fjalën Bathore e përdornin si fyerje, ishte si të thoje kënetë, jeton në kënetë’, tha Rama.

Rama nënvizoi më tej se sot kjo është një e shkuar pikërisht sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes dhe parafytyrojeni pak sikur ta kishte zgjedhur këtë rrugë në 2011 se ku do të ishte sot”.

“Kamza është vendi ku kush nuk e kupton akoma sa e rëndësishëm është vota mjafton të shohë Kamzën, kur vota shkon në drejtim e duhur dhe kur i hidhet në vendin e gabuar, kur shkon për punën se duhet mbaruar dhe kur shkon për ndeshjen e pakuptimtë që duhet fituar”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek numri në rritje i grave në Partinë Socialiste. Sipas Ramës “kur ne e nisëm këtë përpjekje kishte vetëm 12% gra, ishte si bashkia Kamëz, dalëngadalë filloi të rritje dhe sot kemi arrit në 40% gra”.

“Sot është një ditë e bukur për PS-së kjo që unë shoh tani është një pamje shumë e bukur për PS-në sepse për të ardhur deri këtu kemi bërë rrugë të gjatë me disa nga shoqet zonjat që janë këtu, një rrugë shumë të gjatë kur hyje në organizatat e partisë së Kamzës në të shumtën e rasteve nuk gjeje asnjë grua, vajzë, 0 vetëm disa burra, si vaki. Sepse kur ka vetëm burra diçka mungon. Hap pas hapi ne e zgjeruam kufirin perimetrin e PS-së i hapëm dyert grave dhe vajzave, filluam ti fuqizojmë. Lindita që ju keni deputet ishte një nga të parat gra që morën detyra dhe hyjnë vetë në gara si kandidate për njësinë bashkiake numër 1 në Tiranë”, tha Rama.

“Partia Socialiste kur ne e nisëm këtë përpjekje kishte vetëm 12% gra, ishte si bashkia Kamëz, dalëngadalë filloi të rritje dhe sot kemi arrit në 40% gra. Është shumë më mirë se 12% por nuk është mjaft dhe ju dhe të gjitha gratë dhe vajzat nuk duhet të ndaleni pa u bërë 50%. Madje unë them se kjo punë do të jetë e kryer kur ju të jeni 50% dhe 1 plus mbi burrat. Objektivi ynë është që sot të kemi 39 mijë gra dhe vajza duhet të bëhemi patjetër 50 mijë e 1 dhe do bëhemi”, tha Rama.

Rama shtoi se në “rang Republike nga gjithë elektorati i grave dhe vajzave, 56% e tyre votojnë PS-në, ndërkohë që ka zona ku kjo shkon dhe 65%”.

Rama iu bëri thirrje grave dhe vajzave që të shtojnë votat të sigurta për PS-në. Sipas Ramës zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhje për historinë e vendit në kuadër të integrimit në BE.

“Besoj se këtu në Kamëz duhet të jetë diçka te 60% ama për 11 majin, ju të dashura motra shoqe nuk duhet të mjaftoheni me çfarë shihni kuptoni sot, por çdo ditë çdo ore duhet të bëni përpjekje të shtoni radhët e votave të sigurta të PS-së në radhë të parë nga gratë. Dhe duhet të punoni bisedoni bashkëpunoni me gratë demokrate te cilat e kuptojnë shumë mirë se e kanë shumë më të shpejtë kalimin nga politika në realitet nuk e kanë si burrat, burrat kur janë tifozë janë çyryk nuk shohin. Por politika nuk është një ndeshje futbolli, zgjedhjet nuk janë një stadium dhe vota nuk është një biletë për ta prerë dhe të shkosh ta shohësh dhe të bërtasësh për skuadrën është një zgjedhje sesi do të shkojnë të gjitha punët e mira përpara dhe në rastin konkret për 11 majin është një zgjedhje shumë më e madhe si do shkojnë punët para, sa investime do bëhen, sa shkolla do bëhen, sepse është një zgjedhje për historinë, na e ka sjellë fati sot në dorë që ne do të vendosim për historinë si shqiptarë dhe shqiptare”, tha Rama.

 

Fraksion.com