“Pasaporta europiane, si djegësi i Tiranës”, Berisha për retorikën e Ramës: E kthen fushatën në parodi për të fshehur vjedhjet! Hardhucat dhe këneta…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar retorikën e Kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, duke e krahasuar premtimin për pasaportën europiane me djegësin e Tiranës.
Berisha tha nga Elbasani se Rama po e shndërron fushatën në një “parodi me kënetë, zhapinj dhe hardhuca”, vetëm për të larguar vëmendjen nga dështimet dhe aferat korruptive të qeverisë.
Ai u zotua për një “pastrim të shtëpisë” dhe rikthim të fondeve të vjedhura te qytetarët, duke bërë thirrje për mobilizim të plotë në çdo lagje dhe familje për të siguruar fitoren në zgjedhje.
“Pastrimi i shtëpisë është pritoritet madhor. Do të bëjmë gjithçka të gjejmë paratë djhe tua kthejmë qytetarëve.
Do ta transformojë në parodi fushatën me kënetë zhapinj e hardhuca. Ka qëllim vetëm të heqë vëmendjet nga dështimet, mashtrimet dhe vjedhjet. Kam bindjen se çdo nënë e grua. Çdo prind familjen e ka të shenjtë dhe se nuk mund të pajtohet kurrë me këtë mjerim të skajshëm e vjedhje të papërmbajtura, mashtrime të paskrupullta. Ju bëj thirrje më këtë program të trokisni në çdo derë.
Fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo gjej një klime dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon që me programin të shkojmë tek çdo banor e i njohur”, tha ai.
Fraksion.com