AktualitetTë fundit

“Mos i besoni aakujt…”, Ambasada Amerikane publikon videon sqaruese: Ja çfarë duhet të keni parasysh kur aplikoni për vizë në SHBA!

Ambasada Amerikane në Tiranë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm gjatë procesit të aplikimit për vizë.

Në një mesazh të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Ambasada nënvizon rëndësinë e shmangies së agjencive të vizave dhe thekson se çdo aplikant është vetë përgjegjës për informacionin e dhënë.

Për të ndihmuar aplikantët, është publikuar një video shpjeguese e cila udhëzon hap pas hapi në të gjithë procesin, ofron këshilla praktike dhe thekson rëndësinë e saktësisë dhe sinqeritetit gjatë intervistës.

Postimi:

Shmangni agjencitë e vizave dhe ruajeni këtë video shpjeguese në momentin që jeni gati të filloni aplikimin tuaj për vizë.

 

Fraksion.com