“Lubia shpenzon më shumë se miliarderët”, Berisha: Balluku 10 mijë euro në muaj për lavazh makine! Administroi për rrugët 12 mld…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shënjestruar qeverinë dhe veçanërisht ministren Belinda Balluku, duke e akuzuar për abuzim me fondet publike.
Në një deklaratë publike, Berisha tha se Balluku shpenzon 10 mijë euro në muaj vetëm për lavazh makine, një shifër që, sipas tij, nuk e harxhojnë as miliarderët.
Kryedemokrati shtoi se ministrja ka administruar 12 miliardë euro për projektet e rrugëve, ndërkohë që sipas tij janë vjedhur miliona. Ai u zotua për një qeverisje të re, ku nuk do të ketë më luks qeveritar me avionë privatë dhe shpenzime të pakontrolluara në kurriz të qytetarëve.
Sali Berisha: Nuk do të ketë më kryeministër me avion në dispozicion, kryeministri duhet të udhëtojë me avion normal. Apo ministër që shpenzon 10 mijë euro në muaj me lavazh makine, ajo Lubia. Nuk ka sot milioner e as miliarder që shpenzon 10 mijë euro për lavazh makine, kurse ajo patjetër sepse paratë janë të tyret jo të qytetarëve. Apo të blejë kopshtin e Edenit 5 mln euro.
Janë vjedhur 2 mln euro me rrugët. 12 mld ka administruar ajo që lan makinën me 10 mijë euro.
Fraksion.com