Berisha viziton Kishën Ortodokse në Kavajë: Kam dy dëshira për të ardhmen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një vizitë në Kishën Ortodokse të Kavajës, ku uroi besimtarët për festën e Pashkës.
I pritur nga prifti i kishës, Berisha ndezi disa qirinj me ndihmën e tij, duke i kushtuar për veten, bashkëshorten, fëmijët dhe njerëzit e afërt të familjes.
Lideri demokrat nuk la pa ndarë edhe dy dëshira simbolike përmes ndezjes së dy qirinjve të tjerë: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit”, u shpreh ai, duke iu drejtuar priftit.
Vizita e Berishës u zhvillua në një atmosferë respekti dhe reflektimi për festën e Pashkës, me mesazhe për paqe, besim dhe shpresë në prag të zgjedhjeve
Fraksion.com