AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Voto 5, bashkë me gratë dhe vajzat korçare ose hiçfare

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e qarkut Korçë.

“Voto 5, bashkë me gratë, vajzat korçare ose hiçfare”, shkroi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau video nga takimi.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se, “në 11 maj zgjedhja është mes interesit të një populli dhe kombi të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Është mes të mirës së përbashkët të një populli të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme, midis Shqipërisë me BE-në në Evropë apo me kënetën dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Se kjo ka ndodhur për hir të së vërtetës”.

“Kjo zgjedhje është shumë e qartë sepse sot për herë të parë qysh nga rënia e komunizmit BE nuk mjaftohet duke thënë një ditë ju do të jeni pjesë e jona por ka hapur derën duke thënë të mbyllim negociatat deri në 2027-ën që ju të vini dhe të bëheni pjesë e jona. Për herë të parë kemi një afat të vendosur bashkërisht”, tha Rama.

 

Fraksion.com