AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takim me gratë në Korçë: Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk

Partia Socialiste, mbështetjen më të madhe ka vajzat e gratë, u shpreh kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me mbështetësi në Korçë.

Rama tha se PS-në e mbështesin 56% e grave dhe vajzave, dhe sipas tij ka qarqe që kjo mbështetje shkon 65%.

Kam pasur disa ankesa dhe mesazhe nga disa burra që ankohen, dikush më shkruan ça ke lavdëroi sa të duash gratë. Nuk e di si mendoni ju. Unë mendoj se ata burra që na ikin se nuk kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.

Ata burra që njësoj si gratë mbështesin PS janë jo vetëm të zotë. Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk. Nëse mërziten, më vjen keq por unë nuk mërzitem“-u shpreh Rama.

Fraksion.com