AktualitetPolitikëTë fundit

“Pashka e gjen Shqipërinë para një zgjedhje historike me datën 11 maj”! Berisha mesazh urimi për besimtarët e krishterë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Pashkët.

Berisha fton të gjithë që t’i lutemi Zotit që të bekojë shqiptarët në Shqipëri, diasporë dhe kudo që janë.

Mesazhi; Të dashur miq, sonte besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të mbarë botës festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit Mbret.

Ajo i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët e krishterë shqiptarë dhe miqtë e tyre të besimeve tjera para një zgjedhje historike me datën 11 maj.

Uroj nga zemra që Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar! #sb

Fraksion.com