AktualitetPolitikëTë fundit

“Partitë e reja kanë dalë hapur kundër rotacionit”, Berisha në Kombinat: Duan të zgrapin vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin elektoral në Kombinat, foli dhe për partitë e reja opozitare të cilat nuk pranuan ti bashkoheshin koalicionit “Shqipëria Madhështore”.

Berisha tha se opozitarët e opozitës janë klonimet më të shëmtuara, më antidemokratike që mund të bëhen.

“Sigurisht ke të drejtë të bësh apo të mos bësh koalicion. Por një gjë ta dini, të gjithë atyre forcave politike, jo PS-së dhe Bravës, të gjithë i kemi ftuar.

Jo se unë nuk kisha vërejtje, por prapë interesi juaj, prapë interesi i madh i vendit për të shpëtuar nga kjo e keqe.

I ftuam të vijnë në koalicion.

Rrinë për të zgrapur vota nga ne për të ndihmuar Edi Ramën.
Ky është akt i shëmtuar.
Nxjerrin teza se ne jemi kundër sistemit. Cilit sistem? Kujt ia tha ti këtë? Ti harron se kjo është tezë talebanësh.
Urdhëro, ka një opozitë të vërtetë që po përballet dhëmb ëpr dhëmb dhe deri dje ishte në atë opozitë ti. Po kur të kapën për veshi, të nxorën jashtë, nxjerr teza të tilla. Unë nuk dua rotacionin. Unë jam opozitë e sistemit.

Kjo do të thotë opozitë e opozitës, shërbëtor i qeverisë.

Ndaj dhe për ta mbyllur këtë, thirrja ime për ju është kjo: në këto kushte, të gjithë ne jemi misionarë.

Dhe u siguroj ju se si misionarë ne do tejkalojmë çdo censurë, çdo bllokim, çdo kërcënim dhe do realizojmë fitoren e shkëlqyer me datën 11 maj”, tha Berisha.

 

Fraksion.com