AktualitetTë fundit

Mijëra besimtarë kremtojnë Pashkët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë

Mijëra besimtarë ortodoksë kanë kremtuar festën e Pashkëve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Korçë, qytet i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite.

Besimtarët nga Korça por edhe nga qytete të tjera të vendit, mbushën sheshin përpara Katedrales për të marë pjesë në ceremoninë drejtuar nga At Ilia Kotnani, i cili në mesnatë njoftoi Ringjalljen e Krishtit me fjalët “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”.

Besimtarët ndezën qirinjtë, simbol i dritës dhe shpresës dhe më pas e çuan dritën e tyre në shtëpi, me dëshirën që kjo Pashkë të sjellë paqe dhe mbarësi në çdo familje.

Korça, ashtu si çdo vit, u kthye në epiqëndrën e festimeve duke ruajtur traditën shpirtërore të kësaj dite të shenjtë.

 

Fraksion.com