“Hajde çyryk hajde”, Rama në Maliq: PS nuk mposhtet kurrë, për sa kohë ka mbështetje masive të grave
Gjatë takimit elektoral që zhvilloi në Maliq, kryeministri Edi Rama ka theksuar se Partia Socialiste është e pamposhtur për shkak të mbështetjes masive që ka nga gratë.
Ai e krahasoi zgjedhjen e votuesve mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një individi, duke e lidhur të ardhmen e Shqipërisë me integrimin në Bashkimin Europian.
Rama u shpreh se çdo votues investon për një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tij. Ai gjithashtu theksoi rolin e grave si shtyllë të fuqishme mbështetjeje për PS-në.
Edi Rama: Zgjedhja është mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një njeriu. Zgjedhja është mes integrimit në BE më 2030 dhe bufit të Kenetës. Çdo votues investon që fëmijët e tyre të jenë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe me atë pasaportë, mund të studiojnë ku të duan, mund të punojnë ku të duan. Do të ndahen, disa në BE e disa në Kënetë. Si mund të shkohet në Kënetë? Keni dhe një deputet këtu që mundohet që ju ta votoni Kënetën. Hajde muhabet, hajde. Hajde çyryk hajde. PS nuk mundet dot, sepse Partinë Socialiste e mbështesin 56 përqind e grave.
Më pak mbështetje kemi tek burrat, sepse gjysmat e burrave s’janë mirë. Mund të jetë në rregull ai me jetën e vet, por edhe pse PS bën rrugën, bulevardin, pranë duan Kënetën, se janë çyrykë. Ngrihen e thonë nuk jam çyryk. Gjysmën e trurit, burrat e kanë me ujë kënete. Imagjinoni sikur mos të kishit gratë ju burrat këtu në Maliq, do ishit pa rruar e pa larë, por shyqyr që keni gratë që ju mbajnë pastër. Gratë tona janë burrnesha, se të ishte për burrat, Shqipëria nuk i afrohej kurrë BE-së.
Fraksion.com