AktualitetTë fundit

Festa e Pashkës, Kapshticë: Mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve

Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të mbetet i lartë. Gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.

Ky fluks ka ardhur si pasojë e pushimeve që shtetasit shqiptarë kanë marrë për Pashkët të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjarëve të tyre në atdhe.

Aktualisht, në pikën kufitare të Kapshticës situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për radhë apo vonesa. Sipas informacioneve, po punohet me 5 sportele për të përballuar fluksin në mënyrë efikase.

 

Fraksion.com