AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha sulmon PS: Grup njerëzish pa ndjenja, ju shohin si miza! Ngushëllohen me shprehjen ‘nuk vdes kush për bukë në Shqipëri’

Nga takimi elektoral në zonën e Kombinatit në Tiranë, kreu demokrat Sali Berisha ka sulmuar PS-në, duke thënë se janë një grup njerëzish pa ndjenja që i shohin qytetarët si miza.

Berisha tha se ata ngushëllohen me shprehjen ‘nuk vdes kush për bukë në Shqipëri’, ndërsa premtoi se PD do të vendosë minimumin jetik, do të rrisë pagën minimale, do të ulë çmimin e naftës dhe energjisë.

Çfarë do të bëjmë ne 90 ditët e para? Do të vendosim minimumin jetik 200 euro. Rrogat e ulëta, nuk do të ketë rrogë nën 500 euro. E ka çdo vend. Pas rrogës minimale, do të kalohet në ditën me pagë minimale. E ka çdo vend dhe ne në atë rrugë do të ecim.

 

Fraksion.com