Aksident në qendër të Përmetit, automjeti përplas qytetaren pranë komisariatit
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Përmetit, vetëm 10 metra larg godinës së Komisariatit të Policisë.
Një automjet tip BMW, i drejtuar nga një shtetas me inicialet T.K., ka përplasur një qytetare me inicialet L.L. në kryqëzimin pranë komisariatit.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Gjendja e saj shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com