Agjentët shkuan të arrestojnë shefin e qarkullimit rrugor, Zeka tentoi të arratisej duke ikur me vrap!
Detaje të reja dalin nga operacioni për vendosjen në pranga të shefit të qarkullimit rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Sipas gazetares Klodiana Lala, kanë qenë punonjësit e AMP-së dhe BKH-së që kanë shkuar të ekzekutojne urdhërarrestin e SPAK për shefin e qarkullimit rrugor Tiranë.
Por, sipas burimeve Roven Zeka nuk ka pranuar dhe ka tentuar të ikë me vrap, por është ndaluar nga agjentet e AMP-së.
Gjithashtu SPAK ka lëshuar urdhërarrest për shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, si eedhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Zyrtarët e poicisë akuzohen për korrupsion pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.
Fraksion.com