Rama: Investimi në Spitalin e Lezhës përmbyllet së shpejti për rreth 200 mijë banorë
Spitali i Lezhës është një prej 53 strukturave spitalore që po transformohet me infrastrukturë moderne dhe me kushte më të mira në shërbim të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri i godinës së spitalit Lezhë punimet për ndërtimit e të cilit janë drejtë përfundimit.
Rama shprehet se Spitali Rajonal Lezhë po transformohet në një qendër të standardeve europiane, falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, i cili së shpejti përmbyllet për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon.
Pas maternitetit, investimi në godinën qendrore të Spitalit Rajonal Lezhë përmbyll ciklin e investimit në këtë spital.
Ky investim përfshin godinën qendrore të spitalit me sipërfaqe ndërtimi rreth 4.000 m2, ku përfshihen të gjithë shërbimet me shtretër, reanimacioni, urgjencat peadiatrike dhe ato për të rritur, terapia intensive, pediatria, kirurgjia, me një kapacitet 117 shtretër.
Fraksion.com