Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të vërtetës mbi mënyrën e ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. “Vila e tij në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se sarajet e Enver Hoxhës. Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha.

Ai shtoi se kryeministri ka deklaruar një vlerë prej vetëm 3800 eurosh si pasuri në kohën e ndërtimit, ndërkohë që oborri i pronës arrin në 8300 metra katrorë dhe sipas tij, toka është marrë në kundërshtim me çdo ligj.
“SPAK ia kaloi çështjen Prokurorisë së Tiranës për ta shpëtuar, por kjo e fundit e refuzoi, duke e rikthyer sërish në SPAK. Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i ta hetojë Ramën,” vijoi Berisha.

“Një gjykatës guximtar… Rama ka ndërtuar vilën, vila e tij në Surrel janë me themele dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës. Diktatori nuk i regjistroi në emrin e tij ato, por pronë shtetërore. Nuk e bëri. Ky jo që e ka në emër të vetë, dhe e ka ndërtuar duke deklaruar 3800 euro, por ka një oborr 8300 metra katrorë dhe jo vetëm kaq, por tokën e ka marrë në kundërshtim me cdo ligj. Këto janë kapur tani. SKAP-i ja kaloi për ta shpëtuar prokurorisë së Tiranës, kjo tha me të drejtë nuk është puna ime kjo. I përket SKAP-it të merret me të. E ktheu prapë. Shkoi në gjykatë çështja, një gjykatës guximtar e urdhëroi SKAP-in ta hetojë. Dy ditë më parë në SKAP janë bërë mbledhje emergjente. Ra bomba! Ky dilte pasdite dhe thoshte burrë më të mirë se Altin Dumani nuk ka Shqipëria”, tha Berisha.