“Këtu në Kamëz keni Rakip Veliajn”, Berisha: Rama ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi në Kamëz, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve lokalë të mazhorancës.
Ai e quajti përfaqësuesin e Ramës në këtë zonë si “Rakip Veliaj”, duke e akuzuar për ndjekjen e të njëjtave praktika si Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Berisha deklaroi se Rama ka legalizuar në mënyrë të paligjshme banesën e tij dhe e krahasoi atë me luksin e tepërt, duke thënë se “ka ndërtuar saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha”. Ai e kritikoi Kryeministrin për stilin e jetesës dhe për përfitime që, sipas tij, bëhen në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Kreu i PD Sali Berisha në Kamëz: Këtë që keni këtu është Rakip Veliaj e asgjë më shumë, të njëjtën metodë kanë të gjithë këta. Këta janë kopje të Veliajt, që të gjithë. Kryemnistri nuk blen dot Kopshtin e Edenit 5 milionë euro për të zbavitur sytë dhe të vjedhë miliona euro, nuk e kap shishen e verës 33 mijë euro. E blen një sheik, edhe miliarderët ruajnë etikën për atë që përfaqësojnë. Këta ndajnë pasurinë me njëri-tjetrin. Rama ka legalizuar shtëpinë e tij në kundërshtim me ligjin. Zotëria e tij ka ndërtuar sarajet dyfish sesa Enver Hoxha. Hoxha, edhe pse ishte diktator, vilën nuk e kishte në emrin e vet.
Fraksion.com