Zbardhet përplasja me armë në Tiranë, 8 persona të arrestuar! Shpallet në kërkim 51-vjeçari që qëlloi…
Disa orë pas sherrit me armë në një restorant në kryeqytet, policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht duke njoftuar se janë prangosur 8 persona.
Të arrestuarit janë identifikuar si Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj, ndërsa personi që qëlloi me armë është në kërkim.
Bëhet fjalë për një 51-vjeçar ende të paidentifikuar i cili gjatë konfliktit qëlloi me armë, por sipas policisë nga e shtëna nuk pati të lënduar. 51-vjeçari ai ka goditur me qytën e armës Kasem Stani (Pashën), i cili u dëmtua lehtë.
Policia thotë se vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa personat e tjerë të arrestuar akuzohen për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe çështja i kalon prokurorisë së Tiranës.
Fraksion.com