U qëlluan me armë zjarri në rrethrrotullimin e Shkozës. 2 nga të plagosurit rëndë, futen në sallë të operacionit tek Trauma
Nga atentati i sotëm në Tiranë, kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sic raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala, të plagosur me armë zjarri nga Lundra janë shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krahë, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç, të cilët janë futur në sallën e operacionit. Nga burimet pranë spitalit, mësohet se i mituri 11 vjeç paraqet gjendje më të rënduar shëndetësore, nga plagët e marra.
Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri nga rrethrrotullimi i Shkozës deri tek TEG, më pas janë larguar dhe e kanë djegur makinën në Lundër.
Fraksion.com