“Synojmë të krijojmë klimë miqësore për biznesin”, Berisha: Do të sjellim taksën e sheshtë 10%, TVSH-ja ja do të jetë ndër më të ulëtat
Berisha theksoi rikthimin e taksës së sheshtë prej 10% si një masë kyçe në programin e PD-së, duke premtuar se tatimi mbi pagat do të përgjysmohet nga niveli aktual prej 23%. “Në tre muajt e parë të qeverisjes sonë, pagat e gjithë rrogëtarëve shqiptarë do të rriten me 13%. Kjo është një rritje e paparë në 12 vite”, deklaroi ai.
-Heqja e TVSH për biznesin e vogël deri në 180 mijë euro xhiro vjetore;
-Ulja e taksës së transferimit të pronës nga 15% në 2%;
-Taksat lokale do të kufizohen në maksimumin 1% të xhiros, nga niveli aktual deri në 10%;
-Ulja e TVSH-së nga 20% në 15%, për ta kthyer në një nga më të ulëtat në Evropë.
Berisha u shpreh se qëllimi i kësaj filozofie është krijimi i një klime të favorshme për biznesin, nxitja e investimeve dhe rritja e menjëhershme e të ardhurave për qytetarët. Ai e mbylli fjalën me një thirrje për zgjedhësit: “Ftoj shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre mes plaçkitjes dhe lirisë ekonomike”.
Fraksion.com