AktualitetTë fundit

Shtyhet gjyqi i dosjes ‘Sterilizimi’! Beqaj i pranishëm, gjykata gjobit avokatin e ish-ministrit

Shtyhet procesi ndaj nëntë të pandehurve të dosjes së sterilizimit ku midis tyre është i pandehur edhe Ilir Beqaj, ish ministri  i shëndetësisë.

Ish funksionari siç raporton Anila Hoxha është i pranishëm por ndërkohë avokati i tij përmes postës elektronike i ka kërkuar gjykatës shtyrje të procesit.

Avokati Ermal Yzeiraj ka njoftuar gjykatën se është në një proces tjetër dhe e ka të pamundur të jetë i pranishëm në gjyqin e sterilizimit.

Gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish ministrit.

 

Fraksion.com