“Nga USA zgjodhëm PD-në. Fitore!”, Shpërndarja e fletëve të votimit, Jozefina Topalli publikon foton e votuesit nga diaspora: Votoni nr.1
Topalli bën thirrje që diaspora të votojë nr 1, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
“Diaspora po vendos!
Fletët e votimit po mbërrijnë në shtëpitë tuaja.
Mos e humb këtë shans.
Voto Nr. 1”, shkruan Topalli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri sot ora (10:30) janë dorëzuar 131 874 zarfe dhe 9 157 janë marrë nga zgjedhësit.
Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Fraksion.com