AktualitetTë fundit

Mësuesi pedofil tentoi të arratisej, u ndalua në Rinas, ngacmimin e nxënëseve e denoncoi drejtori i shkollës

Fatmir Hoxha është mësuesi i cili ngacmoi dy nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe në Prrenjas.

Mësohet se mësuesi 55 vjeçara është ndaluar në Rinas pasi ka tentuar të arratiset.

Ngjarjen e ka denoncuar drejtori i shkollës pasi një koleg tjetër ka parë mësuesin të kryejë veprimet të papërshtatshme me fëmijët me fjalë dhe prekje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd ndaluan me iniciativë shtetasin F. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, 2 nxënëse të shkollës ku ishte mësues”, sipas policisë.
Fraksion.com