“Ju keni fuqinë të vendosni”, Tabaku – diasporës: Votoni për ndryshimin e një sistemi që nuk punon për shqiptarët!
Në një video-mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Tabaku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrjen politike dhe përfaqësimin e saj real në Parlamentin e ardhshëm.
Kandidatja e listës së hapur të PD nënvizoi se diaspora ka fuqinë të vendosë se kush do të jetë zëri i saj në Kuvend dhe se kjo është një mundësi për të kontribuar në ndërtimin e një Shqipërie që funksionon për qytetarët e vet.
“Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane. Votoni Partinë Demokratike. Votoni për familjen shqiptare. Votoni për ndryshimin e një sistemi që nuk punon për shqiptarët,” përfundon mesazhin Tabaku, duke shënuar një tjetër moment kyç në fushatën e saj zgjedhore që po merr mbështetje të gjerë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Fraksion.com