AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha takim me prodhuesit e bimëve medicinale: Sektori u godit fort nga narko-euro!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me prodhuesit e bimëve medicinale, një sektor që e cilësoi ndër më të rëndësishmit për ekonominë natyrore të vendit.

Berisha theksoi se Shqipëria është një nga vendet më të pasura në biodiversitet dhe në bimë mjekësore me potencial të jashtëzakonshëm tregtar, por që, sipas tij, është lënë pas dore nga shteti.

Ai denoncoi ndikimin negativ të “narko-eurove” në ekonominë e këtij sektori, duke premtuar një ndryshim rrënjësor të politikave mbështetëse dhe dyfishim të buxhetit për bujqësinë dhe industrinë e bimëve medicinale.
“Një nga sektorët më të rëndësishëm të Shqipërisë natyrale. Shqipëria është vendi më i pasur në biodiversitetin e saj, ka një pasuri shumë të madhe në bimë mjekësore që kanë një treg të pashtershëm që nuk janë mbështetur nga shteti.
Vitet e fundit i ka ndodhur edhe një goditje e madhe nga narko euro këtij sektori. Zhvlerësimi i euros nga euro e drogërave helmuese ka bërë që qindra të falimentojnë.
Jemi zotuar për përmbysje të qëndrimit të sistemit ndaj bujqësisë dhe sektorit tuaj. Do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor.

Do të krijohet mundësi logjistike në grumbullimin dhe përpunimin e këtyre bimëve”, tha ai.

 

Fraksion.com