AktualitetTë fundit

Atentati në Tiranë me 4 të plagosur. Autorët djegin makinën në Lundër

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ku disa persona në makinë kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 4  persona.

Raportohet  se automjeti është ndjekur  nga autorët nga rrethrrotullimi i Shkozës. Dyshohet se autorët e atentatit kanë djegur makinën në Lundër.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

 

Fraksion.com