AktualitetTë fundit

Aksidenti tragjik në Tapizë, shoqërohet në polici drejtuesi i automjetit që përplasi makinën e të moshuarës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare.

Sipas informacionit paraprak nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi V. Z., 33 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasja L. M., 69 vjeçe. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, e cila nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi tjetër i mjetit, V. Z., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

 

Autoritetet njoftojnë se hetimet janë në vijim dhe priten detaje të mëtejshme në orët në vazhdim.
Fraksion.com