AktualitetTë fundit

Aksident i rëndë te Shkalla e Tujanit! Përplasen dy makina, ndërron jetë 29-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme te “Shkalla e Tujanit”, ku përplasja mes dy automjeteve ka rezultuar fatale për njërin nga drejtuesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:55, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues O. N., 35 vjeç.

Për fat të keq, 29-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, pasagjeri në automjetin e viktimës, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

Fraksion.com