Trump thotë se do të marrë pjesë sot në një takim me zyrtarë japonezë për të negociuar tarifat
Presidenti Donald Trump tha se ai personalisht po merr pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë japonezë për të negociuar tarifat së bashku me Sekretarin e tij të Thesarit Scott Bessent dhe Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick.
Përveç tarifave, Trump tha se ata do të negociojnë “koston e mbështetjes ushtarake” dhe atë që ai e quajti “FIRN TREGTIA”.
“Shpresojmë se mund të arrihet diçka që është e mirë (E MADHE!) për Japoninë dhe SHBA-në!” tha Trump në Truth Social këtë mëngjes.
Kujtijme se takimi vjen ndërsa administrata Trump po punon për negocimin e marrëveshjeve tregtare “të përshtatura” me disa dhjetëra vende, pasi Trump inicioi një pauzë 90-ditore mbi të ashtuquajturat tarifa reciproke dhe vendosi një normë universale prej 10% ndërkohë.
Fraksion.com