AktualitetPolitikë

“Shitësit e qilimave thonë bëjmë një rrugë më pak, lekët ua japim pensionistëve”, Rama: Dardha e ka bishtin mbrapa, mbetemi me gishta në gojë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Cërrikut, ku u ndal te retorika e partive të reja që janë futur në garën zgjedhore.

Në fjalën e tij, Rama përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, duke i quajtur këta aktorë të rinj politikë “shitës qilimash”.

“Këta shitësit e qilimave që ju vijnë tani në fushatë thonë: ‘të bëjmë një rrugë më pak dhe t’ua japim lekët pensionistëve’, apo ‘një mbjellje më pak dhe ha e pi si mbret’,” deklaroi Rama.

Sipas tij, këto premtime janë tërheqëse vetëm në pamje të parë, por në realitet kanë pasoja të rënda ekonomike për të ardhmen.

 

 

Kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e investimeve strategjike, duke argumentuar se ato janë çelësi për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenie afatgjatë.

Fraksion.com