AktualitetPolitikëTë fundit

“Lubi Balluku e çmendur pas hajnisë”, Berisha: Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se me ardhjen e tij në pushtet, ai do të formalizojë turizmin, ndërkohë që ai akuzoi ministren Belinda Balluku për vjedhje në aeroportin e Vlorës.

“Ne do investojmë për infrastrukturën turistike. Natyrisht disa investime ne i konsiderojmë shumë problematike. Ne e konsiderojmë shumë problematik aeroportin e Vlorës. Jo se nuk duhej të ndërtohej, por jo aty ku u ndërtua.

Kanë filluar që tani refuzimet e bashkëpunimit sepse aeroporti godet habitatin mijëravjeçar, të cilin ti nuk mund ta ndërtosh kurrë. Atë e ka ndërtuar natyra. Ne kishim përcaktuar një zonë midis Vlorës dhe Fierit në tokë të kripur. Shkaku që u spostuam nga Akërnia, nga aty ku është, ishte pikërisht habiteti, sepse ne duhej të qëndronim larg habitatit. Por edhe ai midis Vlorës dhe Fierit, i shërbente Beratit, i shërbente jugut, pra merrte një rreze më të madhe.

Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit.

 

 

Sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa.

Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë.

Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program” – u shpreh Berisha.

 

Fraksion.com