Berisha: Paratë e Sinaloas e dëmtojnë thellë industrinë e turizmit
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me shoqatat e turizmit. Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për formalizimin e turizmit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se favorizon Pëllumb Gjokën dhe Luftar Hysën.
Berisha tha se Gjokës, motelin ia kthyen hotel me 5 yje, ndërsa Luftar Hysës i kanë dhënë leje për kazino. Sipas tij, kjo e dëmton rëndë industrinë e turizmit.
“Industria turistike përballet me vështirësi, nuk kanë mbështetje. Kanë mbështetje disa si Pëllumb Gjoka, që marrin leje për hotele… i kanë motele, ua shpallin me 5 yje, u japin edhe licenca kazinosh, atij me të Sinloas, Luftim Hysit. Me të ardhurat e Sinaloas ai e dëmton thellë industrinë turistike, nuk i ka të ardhurat nga puna e tij. Kjo e dëmton turizmin. Narko euro është një monedhë toksike e vërtetë për ekonominë shqiptare”, tha kreu i PD.
Berisha u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, do të formalizojë turizmin, duke e cilësuar si kusht të domosdoshëm nëse duam të shfrytëzojmë të gjithë potencialin që ka vendi ynë.
Berisha: Ne nuk kemi ndërmend të ndalojmë Air BNB, por formalizimi është një kusht i një kusht i domosdoshëm nëse ne duam ta shfrytëzojmë si duhet këtë potencial madhor që kemi ne. formalizimi i turizmit është edhe një çështje sigurie. Ti pret një turist, por regjistrimi i tij duhet të jetë i detyrueshëm. Ai që vjen në shtetin tonë, kemi një përgjegjësi ndaj tij. Absolutisht ne në kushtet më favorizuese do të bëjmë çdo gjë për formalizimin e turizmit. Nuk mund të shihni një vend me këto potenciale sesi katandiset nga formalizmi.
Industria turistike përballet me vështirësi, nuk kanë mbështetje. Kanë mbështetje disa si Pëllumb Gjoka, që marrin leje për hotele… i kanë motele, ua shpallin me 5 yje, u japin edhe licenca kazinosh, atij me të Sinloas, Luftim Hysit. Me të ardhurat e Sinaloas ai e dëmton thellë industrinë turistike, nuk i ka të ardhurat nga puna e tij. Kjo e dëmton turizmin. Narko euro është një monedhë toksike e vërtetë për ekonominë shqiptare.
“PD konsideron turizmin si një nga potencialet ekonomike kulturore më të mëdha të vendit. Shqipëria disponon një potencial madhështon në kuptimin absolut të fjalës turistik.
Ky sektor ka njohur zhvillime të pamohueshme, Në 2005 kemi prnauar 320 mijë turistë e vizitorë, në 2013 kjo shifër ishte 4.700.000. Sot kjo shifër është 10 mln, por nuk janë ndarë vizitorët nga turistët, që kanë një dallim esencial.
Turizmi ka një problem madhor në vendin tonë, që është informaliteti në të cilin ky sektor noton, informalitet që godet sipërmarrësit e ndershëm, ata që kanë bërë investime transparente.
Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore.
Ne nu kemi ndërmend të ndalojnë AirBNB por formalizimi duhet për të shfrytëzuar potencialin që kemi. Formalizimi është edhe një element sigurie. Do të bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë sepse ndryshe nuk mund të ecet”, tha ai.
Fraksion.com