Berisha me të rinjtë e FRPD: Rama, narkodiktatori që nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha së bashku me kryestrategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, organizuan një takim me të rinjtë e FRPD-së.
Berisha gjatë fjalës së tij para të rinjve u shpreh se Edi Rama është një lloj narkoditatori që nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese dhe as votën e lirë të shqiptarëve.
Ndër të tjera Berisha u shpreh se fasada e Ramës sipas tij ka marrë fund në dy institucionet Europiane
“Pas anulimit të darkës, duket se ky kishte mbledhur grupet kriminale shqiptare nëpër Europë, dhe pas anulimit të darkës me qindra mesazhe kërcënimi shkuan drejt drejtuesve të KE-së.Kjo është Europa që u censurua, por jo vetëm kaq. Në qoftë se, kjo ndodhi ditën e hënë. Ditën e martë ndodhi një ngjarje tjetër madhore për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të Parlamentit Europian. Seanca në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë, që është komisioni qendror i PE-së, ishte një seancë ku merrnin pjesë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare. Dhe në këtë seancë kushtuar, të jemi realistë, në tërësi zgjedhjeve në Shqipëri, ç’ka edhe kjo tepër-tepër e pazakontë. Sepse, normalisht, në këtë fushatë nuk ndërmerren aktivitete të tilla. Në këtë seancë, që përsëri ëstë Europa e censuruar, por ju siguroj se, ai komision, është komisioni vendimarrës më i rëndësishëm parlamentar i BE-së.
U paraqitën qoftë nga ekspertë, qoftë nga anëtarë të komisionit situata dramatike e Shqipërisë. u paraqit me vërtetësi, Edi Rama një lloj narkoditatori që respekton parlamentin, nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese, nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve. U paraqitën me vërtetësi të madhe, qendrimi i tij ndaj pluralizmit dhe kundërshtarëve politikë. Pra, i dashur, vërtetë ka patur ndonjë deklaratë tek tuk, të cilat edhe ato i ka manipuluar Edi Rama. Sepse, në qoftë se marim deklaratën e fundit të të dy komisionereve, që të dy e bënë të qartë se nuk mund të ketë integrim pa reforma të thella, të cilat Edi Rama kurrë nuk i bën. Edi Rama bën fasadë. Mirëpo, fasada e Edi Ramës mori fund ditën e hënë dhe ditën e mërkurë në dy institucionet themelore të demokracisë europiane dhe të BE-së, dhe të politikës europiane. Duhet të përpiqemi që ta kalojmë censurën. Edhe kjo. Unë e thashë në KE. Akti i mbylljes së Tik Tok, është akti i Habitullahut të Kabulit. Sqarova dhe një gjë”, shprehet Sali Berisha.
Fraksion.com