AktualitetPolitikëTë fundit

‘Votoni Ilir Metën!”, Kryemadhi: Stafi i ngushtë i tij thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS

Monika Kryemadhi doli nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë.

“Stafi i ngushtë i Metës me paturpësinë më të madhe thotë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS”, tha Kryemadhi duke hedhur deklarata të forta gjatë prononcimit për gazetarët. Ajo tha se “mercenarët kanë uzurpuar Partinë e Lirisë”.

“Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara”, tha deputetja e PL.
Ajo foli edhe për divorcin me Metën duke shtuar se ishte Presidenti i PL që kërkoi një gjë të tillë, duke shtuar se nuk ka patur arsye që ajo të kërkojë seancë pajtimi.

 

Deklarata

Monika Kryemadhi: Kërkova leje për të ikur në Uzbekistan ku ishte unioni ndërparlamentar dhe unë jam anëtare e delegacionit të përhershëm… Prokuroria ka bërë ekspertizë financiare dhe do të përballim ekspertizën tonë me atë të SPAK…

Pyetje: A ka persona të tjerë të dyshuar për këtë çështje?

Kryemadhi: S’kam ndonjë interes të madh. I qëndroj atyre që kam thënë. Jam partizane e ndihmesës së njerëzve për t’i ndihmuar dhje krijuar hapësirën e tyre ku ka shkelje dhe vonesa të ndryshme. Kjo është njerëzore, në një ambient si Shqipëria, në një fshat të vogël marrëdhëniet janë të ngushta, ndihmojmë njëri-tjetrin. Por ata do të bëjnë punën e tyre, ne tonën. Duhet durim strategjik për t’i ccuar gjërat përpara.

Jam përfshirë në fushatë për babanë e fëmijëve të mi.

Unë vazhdoj dhe them se kush e ka iniciuar divorcin le ta komandojë. Nuk ka pse të kem seancë pajtimi ikur dikush do ndërprerjen e marrëdhënievbe me mua, s’kam pse të pajtohem.

Pyetje: Nuk është shkaktare politika siç pretendon Meta?

Kryemadhi: Ishte justifikim mendoj. Për shkak të politikës nuk shkatërrohet familja.

Stafi i ngushtë i zotit Meta me paturpësinë më të madhe thonë mos dëgjoni Monikën se kërkon vota për PS. Kur në të vërtetë, paaftësia e tyre për të shkuar derë më derë tek njerëzit është një justifikim i tillë. I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PL, miqve, të votojnë Ilir Metën. Vota të shkojë si votë morale. Ça thonë zyrtarët apo mercenarët që kanë uzupruar drejtimin e PL, t’i harrojnë dhe të ecin përpara.

Pyetje: Kë nënkuptoni me mecenar?

Kryemadhi: Rrogëtarët që janë në bordero. Hyni dhe shikoni borderonë që ne s’kemi patur kurrë. Ata janë mercenarët. Besoj tek kthjelltësia politike e Metës pas kaq kohësh në izolim. Dalja në listë të hapur tregon se është kthjelluar politikisht për të ccuar sa më shumë vona në kutinë e votimit të opozitës. Për mua është shumë e vështirë, është problematike se kisha bërë plan të mos merresha fare. I ka obliguar të dalin në fushatë për të.

Pyetje: Është morale të kandidojë kur akuzohet për pastrim parash?

Kryemadhi: Ne i burgosim njerëzit vetëm se janë në hetime dhe më pas bëjmë gjëra të tjera për ta larguar nga politika. Rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të Yuri Kim e cila i premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Dhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfekte mbi sistemin e drejtësisë. Drejtësia mund të jetë e kërkuar, por nes’kemi kërkuar një institucion drejtësie që të burgosim 300 veta.

Pyetje: Si është një fillim i ri për ju pas divorcit, pas 25 vitesh martesë?

Kryemadhi: Ajo që s’të vret të bën më të fortë. Për të fituar gjithçka duhet të lëshosh gjithçka. Duke lëshuar çdo gjë nga e kaluara mund të fillosh diccka të re. Angazhimi im është në funksion të fëmijëve dhe jo gjërave të tjera. Është një erë e re për mua dhe familjen time.

Pyetje: Filmin e përfunduat?

Kryemadhi: Akoma jo prej fushatës. Nesër kemi lënë xhirime.

 

Fraksion.com