Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me atë të Evropës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar sot, një ditë pas konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE në Luksemburg, ku edhe u hap grup-kapitulli i dytë i negociatave.
“Çelja e negociatave për grup-kapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Spiropali, ndërsa përgëzoi ekipin negociator, institucionet dhe gjithë kontribuuesit në këtë proces.
“Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre. Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit,, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë evropiane”, pohoi Spiropali në postimin në rrjetet sociale.
Kryeministri Edi Rama kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i cili përbëhej nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapitujt përkatës.
Fraksion.com