SPAK kontrollon shtëpinë e Gaz Pajes, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt
Një aksion i papritur i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është zhvilluar në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku agjentët kanë ushtruar kontroll në banesën e aktorit të njohur Gaz Paja.
Prona ku banon Paja rezulton të jetë në pronësi të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Aktori, i cili ka përfituar edhe statusin e investitorit strategjik, ka banuar në këtë apartament, duke ngritur dyshime për lidhjet e tij me emra të rëndësishëm të politikës dhe mënyrën se si ka përfituar këtë status.j
Zbulimi u bë publik nga eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ndërsa burime të ndryshme mediatike sugjerojnë se hetimi është i lidhur pikërisht me përdorimin e banesës nga aktori dhe marrëdhëniet e tij me figura të nivelit të lartë politik.
Aktualisht, nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Erion Veliajt apo vetë Gaz Pajës. Po ashtu, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur zyrtarisht arsyen e kontrollit të ndërmarrë nga BKH.
Kujtojmë se Paja është thirrur më herët nga SPAK për të dhënë dëshmi lidhur me dosjen “Veliaj-Xoxa”.
Ai ka realizuar transaksione me Veliajn dhe Xoxën për çështje pronash dhe pasurish të paluajtshme, ka pasur komunikime me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ka jetuar në një apartament pikërisht sipër banesës së tij.
Fraksion.com