“Jo, vëlla nuk kemi lekë për vota, as më parë e as sot”, Rama ironizon sërish LaCivita: E keni parë Latifin…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ku shprehet se edhe ky i fundit do të votojë numrin pesë të PS.
Teksa iu përgjigj një komentuesi në rubrikën ‘Sy m’sy’ për shit-blerjen e votave, Rama tha se ‘këneta ka para, e keni parë sa e ka paguar Latifin”.
“Jo, vëlla nuk kemi lekë për vota, s’e kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ata që jepnin lekë nga këto paratë e kënetës, se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin dhe ku i gjejnë xhanëm? Ku i gjejnë, e keni parë Latifin? Kështu që kam parë që ka dalë këneta me para se kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka ku ishte, a ku di unë që jepte para për votën. Askush mos ta bëjë këtë gabim se është krim që ndëshkohet rëndë dhe nuk ia vlen fare, hiç”-tha Rama ndër të tjera.
Fraksion.com