AktualitetBota+Të fundit

Gjermani: Pjesëmarrja e UniCredit në Commerzbank legjitime

Zyra Federale e Kartelit në Gjermani i dha dritën e gjelbër bankës italiane UniCredit për të marrë pjesë në Commerzbank. Banka italiane lejohet që t’i rrisë kuotat e saj në aksionet e Comerzbank deri në 29,99 përqind.

Zyra Federale e Kartelit i hapi rrugën pa kushte marrjes së një pjese të vogël të aksioneve të bankës në Frankfurt Commerbank nga UniCredit. Banka Qendrore Europiane (BQE) si mbikqyrëse e pati miratuar më parë një rritje të kuotave të aksioneve të Cormezbank deri në 29,99 përqind.”Edhe me këtë rritje minimale të pjesëmarrjes në kapital, Uni Credit forcon pozicionin në segmentin privat dhe atë të klientelës së firmave në Gjermani”, vuri në dukje shefi i Zyrës Federale të Kartelit Andreas Mundt (14.04.2025). Megjithatë në të gjitha fushat, ku janë aktive të dyja këto insititucione financiare, ka “konkurrentë të tjerë të rëndësishëm”. Por transaksioni nga autoriteti me seli në Bon ka marrë dritën e gjelbër. Nëse vërtetë UniCredit do t’i rrisë kuotat në Commerzbank, kjo mbetet të shihet.

Commerzbank insiton për pavarësi

Commerzbank reagoi e shpenguar ndaj këtij vendimi. Banka ka marrë dijeni për këtë vendim, i cili parimisht nuk e ndryshon situatën, komunikoi banka. Commerzbank pas futjes së UniCredit si pjesëmarrës në kapital vitin e kaluar bëri të qartë, se do të ruajë pavarësinë e saj. UniCredit posedon deri tani 9,5 përqind të aksioneve të Comerzbank duke qenë aksioneri i dytë pas federatës, që posedon dymbëdhjetë përqind të aksioneve. Institucioni financiar nga Milano përmes opcioneve, sipas të dhënave të veta, ndërkohë ka siguruar akses edhe ndaj 18,5 përqind të sipërmarrjes së listuar në indeksin gjerman të aksioneve, DAX. Por këmbimi i aksioneve do të ishte i mundur vetëm pas marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme.

Ministria e Financave ka rezerva

Pavarësisht aprovimit nga Zyra Federale e Kartelit, qeveria gjermane mban qëndrim refuzues duke theksuar, se është kundër marrjes së Comerzbank nga UniCredit. “Qeveria mbështet strategjinë e bazuar tek pavarësia e Commerzbank si dhe ambiciet financiare të saj të shpallura në shkurt”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Financave. “Qeveria në mënyrë të përsëritur ka bërë të qartë, se refuzon një veprim të pamiratuar dhe jo miqësor si dhe një fuzionim të imponuar në sektorin bankar duke e konsideruar këtë të papërshtatshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndryshime relevante për sistemin”, shtoi zëdhënësi./dw

 

Fraksion.com