Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e celularit të saj
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron ndaj celularit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kështu, Apeli rrëzoi vendimin e Ajolës që kërkoi heqjen e sekuestrues, ndërkohë që ndaj saj vazhdon të jetë në fuqi dhe masa ‘detyrim paraqitje’.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Fraksion.com