AktualitetPolitikëTë fundit

Rama nxjerr foton: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër

Kryeministri, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ironizoi sot opozitën, ndërsa ndau një foto të Chris LaCivita, kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane, njëherësh konsulent i Partisë Demokratike për fushatën zgjedhore të 11 majit.

“Voto 5, edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër”, shkruan Rama krahas fotos, ku shihet LaCivita me dorën lart.

Simboli i dorës është zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.

Në hapjen zyrtare të fushatës elektorale në 12 maj në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Rama tha se “Chris LaCivita ka lindur me këmishë, ka gjetur budallenj që e paguajnë”.

“Për këtë prioritet, Bufi ka sjellë me kushedi se sa para, që kushedi ku i ka gjetur, edhe një Latif nga Amerika, i cili Latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton tamam atë të fortin e lagjes që qullsi poshtë pallatit e thërret: Hajde, Latif, se ata do të më rrahin. Latifi dje kishte publikuar një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen: Kush është miu? Atij bravo i qoftë, se të gjesh budallenj që të paguajnë tërë ato para, për të të duartrokitur edhe kur ia fut kot në atë farë feje, është vërtetë të kesh lindur me këmishë”, tha Rama, në fjalën e mbajtur në çelje të fushatës elektorale.

Fraksion.com