AktualitetPolitikëTë fundit

“BE nuk i dhanë as darkë narkokryeministrit”, Rama ironizon opozitën: Rrugës për në Luksemburg!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një videoje në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, ku komentoi me tone ironike deklaratat e opozitës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama u ndal te akuzat që opozita ka bërë lidhur me rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë duke e quajtur atë vetë si një “narkokryeministër”, ndërsa përdori gjuhë thumbuese për të përshkruar figurën e liderit të opozitës, Sali Berisha.

“Po si thanë kuak-kuakët e kënetës? S’ka më hapje kapitujsh, e bllokoi BE narkoshtetin. Se bufi shkoi me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit”, u shpreh Rama me ironi.

Ai theksoi se ndodhej rrugës për në Luksemburg, ku do të hapet grupkapitulli i radhës i negociatave me BE, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi kokëfortë që Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë, rrugën për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027,” tha Rama.

“E ardhmja evropiane nuk është më aspiratë, por një proces që po ecën drejt portës së hapur për ne. Ky është momenti ynë, dhe fati e deshi që të jetë në dorën tonë,” përfundoi ai.

 

Fraksion.com