Nga presioni i krimit të organizuar te mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Dumani rendit problematikat me të cilat përballet SPAK
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ai ka renditur problematikat me të cilat përballet SPAK, mes të cilave ka përmendur presionin ndaj prokurorëve dhe mosekstradimin e shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dumani u shpreh se ka pasur një ulje të referimeve nga ana e institucioneve, ndërsa problematike shihet edhe mungesa e një statusi të qartë ligjore të prokurorëve të SPAK pas mbarimit të mandatit
E paadresuar mbetet mungesa e ushtrimit të kompetencës për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja dhe mosekstradimi i shqiptarëve nga Emiratet e Bashkuara Arabe duke marrë parasysh edhe shtimin e personave që duhen ekstraduar që atje”, ka deklaruar ai.
Fraksion.com